Çmimet globale të ushqimit janë rritur me ritmin me të shpejtë në dekadë
Çmimet globale për ushqim janë rritur në baza mujore me ritmin më të shpejtë në dekadë, sipas Kombeve të Bashkuara. Ky institucion përdor një indeks të gjerë të çmimeve të ushqimit në botë, që janë rritur për 12 muaj rresht.
Furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë. Shqetësimet janë duke u shtuar për rritje të inflacionit dhe për atë se si faturat për ushqime do të ndikojnë në rimëkëmbje ekonomike.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi analizon çmimet për mish, sheqer, produkte të qumështit, vajit dhe drithërave. Në baza vjetore, çmimet e ushqimit janë rritur për 39.7 për qind, derisa në maj është regjistruar rritja më e madhe mujore prej tetorit të vitit 2010, sipas indeksit.
Rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur për vajra, drithëra dhe sheqer. Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e kërkesës dhe ulja e prodhimit mund të rezultojnë me rritje të inflacionit, teksa ekonomitë dalin nga izolimi./ REL