Ekspertët zbulojnë përfitimet e pabesueshme të organizmit nga rrushi

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave. A e dini pse bëjnë gabim?

Numri më i madh i përbërësve të dobishëm është i përqendruar në farat e rrushit të zi.

Këto fara, bazuar në studimet më të fundit shkencore, rezultojnë si të shkëlqyera në pastrimin e organizmit nga mbetjet dëmtuese dhe metalet e rënda.

Farat e rrushit arrijnë të aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës së njeriut. Ky qarkullim shumë i rëndësishëm rivitalizon dhe ndihmon për të parandaluar plakjen e shpejtë të vetë lëkurës.

Farat përmbajnë madje janë shumë të pasura me aminoacidet Omega 6 dhe Omega 9. Ato janë të mrekullueshme për rigjenerimin e qelizave dhe ndikojnë fuqishëm në hidratimin e lëkurës.

SHKARKO APP