Fast Food dhe buka e bardhë, rrisin rrezikun e vdekjes nga kanceri

Fast-Food dhe buka e bardhë rrisin rrezikun e kancerit. Ushqimet e përpunuara mund të rrisin shanset për sëmundje edhe nëse keni peshë të shëndetshme, kryesisht kancerin ovarian dhe tumoret e trurit. Ushqime të tjera ultra të përpunuara përfshijnë proshutën, patatet e skuqura, drithërat e mëngjesit, ëmbëlsirat dhe çokollatën.

Studimi i financuar krahasoi dietat e njerëzve të moshës së mesme me të dhënat e tyre shëndetësore. Ai zbuloi se çdo 10 për qind rritje e kalorive nga ushqimet e përpunuara lidhej me një rritje prej dy për qind në rrezikun e kancerit. Për kancerin ovarian, i cili prek 7500 gra çdo vit, rreziku u rrit me 19 për qind.

Shanset për një vdekje të hershme nga kanceri u rritën krahas sasive të ushqimeve të padëshiruara, shkruajnë studiuesit në revistën e ”Clinica lMedicine”. Rreziku i vdekjes nga kanceri ovarian ishte 30 për qind më i lartë tek njerëzit që hanin ushqime më të përpunuara. Pijet joalkoolike, pijet me shije frutash dhe pijet sportive dhe energjike përbëjnë të gjitha një kërcënim të konsiderueshëm.

SHKARKO APP