Gripi dhe Covidi në qarkullim, mjekët bëjnë apel për kujdes dhe japin këshilla

Janari ka sjellë një sërë problematikash në popullatë, pasi ka një bashkëqarkullim të Covid-19 dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Specialistët theksojnë se dominon temperatura e lartë, dhimbjet muskulare dhe mjaft simptoma të tjera.

“Përveç virusit Covid-19 që është në qarkullim i bashkangjitet edhe viruset e rrugëve respiratore ato të influencës A, B, C, D të cilat shoqërohen me shqetësimet e traktit respirator, me kollë temperaturë, rufë, dhimbje muskujsh. Janë njëkohësisht viruse që prekin jo vetëm traktin pulmonar, por edhe traktin gastrointestinal të cilët shoqërohen me dhimbje abdominale, të vjella, diare”.

Për të shmangur komplikacione e mësipërme një higjienë e mië dhe ushqyerje sa më e shëndetshme janë tepër të rëndësishme.

“Të evitojme ambientet e mbipopulluara. Të respektohen të gjitha rregullat e higjenës dhe njëkohësisht ushqyerja kryen një rol të rëndësishëm. Për të gjithë ata individë që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese rekomandohet të përdoren edhe integratorët alimentarë”. Ndjekja nga mjeku i familjes apo specialistet përkatës mbeten thelbësore dhe nuk rekomandohet marrja e antibiotikeve pa recetën përkatëse.

SHKARKO APP