ISHP: Të lindurit para ’80 të mbrojtur nga lija e majmunit
Të gjithë personat e vaksinuar deri në vitet 80 për linë e zezë, janë të mbrojtur edhe nga lija e majmunit. Ekspertë të shëndetit publik thonë se kjo vaksinë e cila është përdorur në popullatën shqiptare, krijon mbrojtje për popullatën.
Artan Simaku: Siç dihet është shpallur emergjencë globale, por ajo që duhet thënë është që për vendin tonë nuk ka vend për alarm, Shqipëria parashikohet vend me riskt të ulët nga të dhënat tona dhe OBSH.
Deri në vitet 70-80, të gjithë personat para viteve 80 e kanë kryer vaksinën për linë e zezë, por ajo u shfaros, dhe këta përsona që e kanë kryer kanë mbrojtje.Të lindurit para viteve 80. Shqipëria është mes tre vendeve që nuk kanë asnjë rast me linë e majmunit.