Ja cili është fruti që të jep energjinë e duhur në mëngjes
Për njerëzit që merren me aktivitet fizik, fruti i mollës i jep energjitë e nevojshme.
Sipas ekspertëve, konsumimi i mollës përmirëson frymëmarrjen, ndërsa pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik, do të nxisë djegien e yndyrnave.
Kafeina
Kafeina ndihmon në eliminimin e plogështisë së mëngjesit, rrit rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe përshpejton frymëmarrjen, si të bën më të vëmendshëm.
Karbohidratet
Molla nga ana tjetër nuk përmban kafeinë por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm.
Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza.
Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për t’u tretur dhe ky aspekt e bën mollën një burim energjie për një periudhë më të gjatë se kafeinaa. Fibra e tretshme te molla ju mban të ngopur për më gjatë.
Kafja dhe molla përmbajnë antioksidantë, të cilët kur konsumohen në mënyrë afatgjatë ofrojnë shumë përfitime.
Nëse pini deri në 6 filxhanë kafe në ditë, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ulet ndërsa ai i kancerit të mëlçisë përgjysmohet.
Nëse hani më shumë se dy mollë në javë, rreziku i azmës do të ulet.
Gjithashtu konsumi i mollës përmirëson funksionin e mushkërive, duke ju mbrojtur nga kanceri dhe sëmundje të tjera.