Kanceri, mbi 7 mijë raste të reja në vit. Janë meshkujt më të prekurit
Në Shqipëri mbi 7 mijë persona janë prekur nga kanceri vetëm vitin e fundit. Këto sëmundje zënë vendin e dytë pas atyre kardiovaskulare edhe sa i përket humbjeve të jetës. 16% e vdekjeve në vendin tonë kanë shkak fillestar sëmundjet kancerogjene.
Gjatë prezantimit të të dhënave deri në vitin 2024 ekspertët folën për rritje të disa sëmundjeve tumorale edhe për shkak të stilit të jetës. Tek meshkujt ka rritje të kancerit të mushkërive, të stomakut, kancerit të prostatës dhe atij të zorrës së trashë. Tek femrat më i përhapur është kanceri i gjirit me 800 raste të reja çdo vit. Edhe nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” raportohet rritje e rasteve dhe e shtrimeve nga sëmundjet tumorale.
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala deklaroi se përmirësimi i shërbimit të onkologjisë dhe trajtimit të pacientëve më sëmundje të rënda mbetet sfida e saj personale. Ashtu si në të gjitha botën edhe në Shqipëri projeksionet flasin për rritje të rasteve më kancer, kjo edhe për shkak të plakjes së popullsisë. Meshkujt janë gjinia më e prekur nga sëmundjet kancerogjene, mbi 3800 raste vitin e fundit ndërsa gratë me 3200 raste të reja.
KOHA JONË SONDAZH

