Leonidha Peppo: Sëmundjet kardiovaskulare, shkaqet, mekanizmat dhe përgjegjësia e stilit të jetesës

Një kërcënim i heshtur, por i parandalueshëm. Shkenca mjekësore ka vërtetuar se sëmundjet kardiovaskulare shfaqen kryesisht, te meshkujt pas moshës 45 vjeç, te femrat pas moshës 60 vjeç, veçanërisht pas menopauzës, sidomos kur jeta shoqërohet me zakone të dëmshme, mungesë aktiviteti fizik, ushqyerje jo të shëndetshme dhe stres kronik.

Megjithatë, këto sëmundje nuk janë të pashmangshme. Në thelb, ato janë pasojë e dëmtimit progresiv të enëve të gjakut (arterieve), të cilat furnizojnë zemrën, trurin dhe çdo organ të trupit me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Dëmtimi i enëve të gjakut – çfarë ndodh realisht?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sëmundjet kardiovaskulare burojnë nga një proces i quajtur aterosklerozë, i cili përfshin, dëmtimin e shtresës së brendshme të enës së gjakut (endotelit), depozitimin e yndyrave (kolesterol), formimin e pllakave aterosklerotike, dhe në faza të avancuara, formimin e trombeve (mpiksjeve).

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto procese çojnë në, infarkt të miokardit (zemrës), goditje cerebrale (infarkt në tru), demencë vaskulare, dëmtime të enëve të gjymtyrëve, deri në gangrenë dhe amputim.

Ndër shkaqet kryesore që dëmtojnë enët e gjakut janë ushqyerja e pasur me yndyra shtazore, dietat e ngarkuara me mishra të përpunuar, yndyra shtazore, ushqime të skuqura dhe industriale. Të gjitha këto
rrisin nivelin e kolesterolit LDL (“kolesteroli i keq”), i cili depërton në muret e enëve, oksidohet, dhe nxit inflamacion kronik. Kjo është baza e formimit të pllakës aterosklerotike.

Një potencial tjetër kërcënues i shëndetit kardiovaskular është pirja e duhanit, helm i drejtpërdrejtë për enët e gjakut. Nikotina dhe substancat toksike të tymit të duhanit, dëmtojnë shtresën e mesme dhe të brendshme të enëve, rrisin ngjitjen e trombociteve, përshpejtojnë aterosklerozën.

Pasojat janë dramatike, infarkt në zemër, goditje në tru, mbyllje e arterieve të këmbëve (arteriopatia obliterante), që shpesh përfundon me amputim.

Dhe vijmë kështu te hipertensioni arterial (tensioni i lartë i gjakut). Tensioni i lartë ushtron presion të vazhdueshëm mbi muret e enëve, çon në trashje, ngurtësim dhe çarje mikroskopike të tyre.

Kur kombinohet me pirjen e duhanit, yndyrat e larta, çrregullimet hormonale (sidomos te gratë pas menopauzës), rreziku kardiovaskular rritet në mënyrë eksponenciale.

Shkenca dhe praktikat shëndetësore marrin në konsideratë gjithashtu faktorin gjenetik dhe trashëgimia familjare. Individët që kanë prindër ose familjarë me sëmundje vaskulare të hershme, kanë predispozitë më të lartë.
Për këtë arsye, kontrollet periodike (check-up) janë jetike, që në moshë të re, si matja e tensionit, analizat e gjakut, EKG, ekokardiografi, dhe testet metabolike.

Diabeti mellitus, armik i fshehtë i arterieve, nuk duhet neglizhuar. Edhe kur kolesteroli është në vlera normale, diabeti dëmton enët e gjakut përmes glikacionit, rrit fraksionet e vogla dhe të dendura të LDL,
të cilat janë shumë më aterogjene. Dihet se diabeti përshpejton, aterosklerozën, insuficiencën koronare, dhe sëmundjet cerebrovaskulare.

Për të krijuar një fokusim më të plotë të dinamikës së shëndetit, merret në shqyrtim tipologjia psikologjike, respektivisht, Tipi A dhe Tipi B.

Personat me tip personaliteti A, që karakterizohen si reaktivë, impulsivë, kronikisht të stresuar, kanë rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, krahasuar me tipin B, më të qetë dhe reflektiv.

Duhet të jetë pjesë e procesit të mbikëqyrjes dhe reagimit ndaj yndyrave të larta dhe trajtimi bashkëkohor që është përfshirë si një domosdoshmëri.

Duhet të mos injorohet fakti se yndyrat e larta në gjak janë faktor kyç i dëmtimit vaskular.
Menaxhimi përfshin, dietë të shëndetshme, aktivitet fizik të rregullt, gjithashtu edhe medikamente të rekomanduara, si statina, fibrate.

Kur këto nuk mjaftojnë, mjekësia moderne ka sjellë një revolucion terapeutik.

Inclisiran, një hap i ri në uljen e kolesterolit, vetëm 2 injeksione në vit (1 çdo 6 muaj), vepron duke frenuar sintezën e LDL, shumë i mirë-toleruar, ul ndjeshëm kolesterolin. Ky trajtim është tashmë i disponueshëm edhe në vendin tonë.

Shëndeti i zemrës është zgjedhje, jo fat, kjo është ajo që duhet t’u bëhet me dije të gjithëve. Sëmundjet kardiovaskulare nuk janë ndëshkim i moshës, por pasojë e stilit të jetesës.
Nëse kujdeseni për veten, jeni gjithashtu të prirur edhe për sugjerime, që janë rregullimi i ushqyerjes, aktivitetit fizik, shmangies së duhanit dhe drogave, menaxhimit të stresit, dhe kontrollit mjekësor periodik. Këto janë format më të fuqishme e parandalimit.

Zemra dhe enët e gjakut nuk dëmtohen papritur, ato lodhen ngadalë, çdo ditë, nga zgjedhjet tona. Kurrë nuk është për të zgjedhur një jetë të shëndetshme, një zemër të fortë dhe një sistem kardiovaskular dinamik.

Dr. Leonidha Peppo
Kardiolog
Spitali SALUS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?