Mjekët: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në tualet
3 minuta mund të shndërrohen shumë shpejt në 15 minuta në tualet, në momentin që ti rri duke parë postime e video në rrjetet sociale. Duket si një “ves” që ka lindur bashkë me pajisjet teknologjike dhe i padëmshëm, por në fakt nuk është kështu.
Për ekspertët qëndrimi për një kohë relativisht të gjatë në tualet është i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Së pari, lidhet me rrezikun e shfaqjes së hemorroideve dhe dobësimin e legenit. Ka edhe një shpjegim për këtë që lidhet me fizikën. Graviteti na mban në tokë apo jo? Por i njëjti gravitet e bën trupin të “punojë” për qarkullimin e gjakut.
“Froni” prej porcelani në formë ovale ku ne ulemi në tualet është në një pozicion shumë më të ulët se sa një kolltuk. Rrjedhimisht i krijon një lloj presioni trupit dhe vështirëson funksionimin normal të qarkullimit të gjakut.
Së dyti, mund të shkaktojë prolaps rektal që në gjuhë të thjeshtë është “dëmtim i zorrës së trashë e që mund të pasohet me enjtje apo irritim”. Ekspertët shëndetësorë thonë se qëndrimi ulur në tualet për një kohë të gjatë shkakton edhe kancer. Kështu, sugjerohet që për të mirën e shëndetit tuaj të mos shpenzoni më shumë se 10 minuta në tualet.