Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme

Në një botë ku koha është kthyer në luks, ushqimi është ndër gjërat e para që i është përshtatur këtij realiteti. Në qytetet e mëdha, nga Nju Jorku te Londra, raftet me ushqime të gatshme dhe “ready-to-eat” janë bërë pjesë e përditshme e konsumit, ndërsa zinxhirët e supermarketeve dhe kompanitë ushqimore kanë ndërtuar një industri të tërë mbi nevojën për shpejtësi dhe praktikë.

Stili i jetës, oraret e gjata të punës dhe urbanizimi kanë shtyrë konsumatorët drejt zgjidhjeve të gatshme, duke e kthyer ushqimin nga një proces në një produkt.

Kjo tendencë, që prej vitesh dominon tregjet e zhvilluara, po depërton gradualisht edhe në Shqipëri. Edhe pse amvisat shqiptare vijojnë në pjesën më të madhe të gatuajnë vetë, ritmi i jetës në qytetet e mëdha po ndryshon zakonet e konsumit. Një ndikim të fortë ka dhënë edhe turizmi, me rritjen e numrit të vizitorëve që kërkojnë produkte të shpejta dhe të gatshme për konsum, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi ofertën e tregut vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse deri dje ushqimi i gatuar në shtëpi ishte norma, sot tregu po lëviz gradualisht drejt një modeli më fleksibël. Dhe ndonëse Shqipëria mbetet ende një treg me traditë të fortë gatimi në familje, sinjalet tregojnë se edhe këtu, ushqimi po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje kohe sesa vetëm shijeje./ Monitor

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?