Pesë përfitimet befasuese shëndetësore të tartufit

Tartufi është një lloj kërpudhe aromatike që përdoret zakonisht në një shumëllojshmëri gatimesh. Ky ushqim ka fituar vëmendje të gjerë kohët e fundit, duke u bërë i preferuari i kuzhinierëve.

Përveç aromës së fortë dhe të mprehtë që e karakterizon, tartufi është gjithashtu shumë ushqyes dhe lidhet me një sërë efektesh të fuqishme shëndetësore.

AgroWeb.org në këtë atikull ju njeh me 5 përfitimet befasuese shëndetësore të tartufit.

I pasur me lëndë ushqyese të rëndësishme
Tartufi ka një profil mbresëlënës të lëndëve ushqyese dhe është i pasur me shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme.

Ai është i lartë në karbohidrate, proteina, fibra dhe përmban acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura.

Gjithashtu ai është i pasur edhe në mikronutrientë, si vitamina C, fosfori, natriumi, kalciumi, magnezi, mangani dhe hekuri.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se tartufi mund të jetë një burim i plotë proteinash, duke siguruar të nëntë aminoacidet thelbësore që i nevojiten trupit.

Megjithatë profili i lëndëve ushqyese mund të ndryshojë midis llojeve. Për shembull, tartufi i bardhë është më i lartë në proteina, yndyrë dhe fibra se llojet e tjera.

I pasur me antioksidantë
Tartufi është i pasur me disa antioksidantë të rëndësishëm si vitamina C, likopeni, acidi galik dhe acidi homogjentisik.

Të cilët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike, zvogëlojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe reduktojnë inflamacionin.

Ka veti antibakteriale
Disa studime me epruveta tregojnë se tartufi mund të ulë rritjen e disa llojeve të baktereve.

Megjithatë, kërkimet tek njerëzit mungojnë.

Mund të ndihmojë në vrasjen e qelizave kancerogjene
Edhe pse provat aktualisht janë të kufizuara, disa kërkime sugjerojnë se tartufi mund të ketë veti të fuqishme antikancerogjene.

Një studim tregoi se përbërësit e nxjerrë nga lloje të ndryshme tartufi ndihmuan në bllokimin e rritjes së qelizave të tumorit të mëlçisë, mushkërive, zorrës së trashë dhe gjirit.

Megjithatë, nevojiten studime shtesë për të vlerësuar se si tartufët mund të ndikojnë në rritjen e kancerit tek njerëzit kur hahen dhe jo në formë ekstrakti të koncentruar.

Mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit
Disa studime me epruveta tregojnë se tartufi mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit për të promovuar shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, nevojiten më shumë studime te njerëzit.

SHKARKO APP