Po vjen gripi agresiv nga Australia, Brataj: Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi fashat më të rrezikuara për të marrë masa mbrojtëse. Brataj paralajmëron rritje dhe përhapje të këtij gripi, por nuk e shikon situatën alarmante, teksa sugjeron vaksinimin nga gripi për ata që rrezikojnë përfshirë edhe mjekët.
”Nuk është grip ndryshe, por ka veti të mutacioneve prandaj çdo vit këshillohet vaksina. I referohemi fashave në rrezik që nga të vegjlit, të moshuarit që kanë mekanizmat mbrojtës dhe imunitetin më të ulur dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese. Këto janë fashat më të rrezikshme në të gjithë shoqërinë”, tha Brataj në A2 CNN. Brataj theksoi se janë 4 lloje gripërash por vetëm dy prej janë më të përhapur, ndërsa në aktualisht po qarkullon edhe gripi B me nënllojin Viktoria, i cili ka shtuar të infektuarit në Australi, si edhe shtrimet dhe urgjencat.
”Dy herë në vit qarkullon gripi se Hemisfera e jugut është në dimër dhe gripi që kalon hemisferën e jugut aktualisht do të aktivizohet. Janë katër lloj gripërash, A, B, C dhe D. Më të përhapura janë A dhe B, C është më e lehtë dhe D është gripi i kafshëve që nuk rrezikon, por është në vëzhgim. Çdo vit kalon A dhe B. Pjesa më e madhe është A, por varet kush mbizotëron atë sezon. Në këtë moment në Australi është h1 n1 dhe do të kalojë me patjetër në Europë. Por edhe gripi B me nënllojin Viktoria po qarkon në këtë moment dhe do të kapin Europën dhe Shqipërinë”, deklaroi Brataj.
KOHA JONË SONDAZH

