Qershori “përvëlues”, mjekët: Kujdes nga goditjet e të nxehtit

I nxehti i pazakontë për qershorin që përfshiu vendin tonë dërgoi drejt spitalit shumë persona. Në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë mjekët tregojnë se çdo ditë u kanë kërkuar ndihmë rreth 120 pacientë. Zemra, luhatjet e vlerave të tensionit të gjakut dhe goditjet nga dielli ishin ankesat më të shpeshta të tyre.

Këshillat e mjekëve shkojnë kryesisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. “Duke qenë që bëjnë vlera të ulura të tensionit të bëjnë kontrolle periodike tek mjeku. Duhet përgjysmuar doza e medikamenteve, por kjo vetëm më konsultë. Zakonisht është mosha e tretë, janë pacientët kronikë që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, renale kronike, ata që bëjnë problematika të tilla, dhe këto i drejtohen kryesisht urgjencës.”

Shmangia e ekspozimit në diell gjatë mesditës ku dhe rrezatimi është më i lartë dhe konsumi i sa më shumë lëngjeve për të qendruar të hidratuar në ditët e nxehta është sugjerimi që vjen nga mjekët të cilët thonë se temperaturat e larta po bëhen shkak për shumë probleme shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?