Sëmundja që kërcënon gratë në mbarë botën

Sëmundjet e zemrës janë ato që vrasin më shumë. Gratë nuk duhet të neglizhojnë kontrollin e presionit të gjakut, me qëllim parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru.

“Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve te femrat. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet me nivelin e ulët të presionit të gjakut tek femrat, krahasuar me meshkujt. Mesazhi im për të gjitha gratë është të marrin seriozisht presionin e gjakut dhe të konsultohen me mjekun. Mos i nënvlerësoni efektet afatgjata të presionit të lartë të gjakut”, paralajmëroi zëdhënësja e ESC, Angela Maas.

Kur duhet të nisni të matni presionin e gjakut dhe sa shpesh? Mjekët rekomandojnë që të nisni të jeni të kujdesshme pas moshës 40-vjeç. Gratë që nuk kanë shfaqur probleme gjatë shtatzënisë dhe që nuk kanë persona me probleme me zemrën në familje duhet të nisin matjen vjetore të presionit të gjakut duke nisur nga mosha 50 vjeç, ose kur hyjnë në menopauzë.

SHKARKO APP