Stresi në punë ndikon në shëndetin mendor

Të punuarit nën stres dhe për një kohë të gjatë përveçse ul produktivitetin, ndikon dhe në shëndetin mendor. Për psikologët këto probleme mund të shfaqen me sjellje agresive.

“Kur ti e shikon që ky stres është i zgjatur dhe ti nuk po shkëputesh dot prej tij mund të kesh edhe probleme të shëndetit mendor, mund të kalosh në forma të lehta depresive të cilat ndikojnë në sjelljen tonë, mund të kemi agresivitet. Një stres i tejzgjatur mund të sjellë edhe probleme të shëndetit, me të ushqyerit, probleme me gjumin”, thotë psikologja Arjana Muçaj.

Për të shmangur ndjesinë e pakënaqësisë në punë përveçse gjetjes së një alternative tjetër, rekomandohet që të kryhen edhe sa më shumë aktivitete, përfshirë edhe ato sportive.

“Nuk mund të qëndrosh në një ambient ku sa hyn ti menjëherë nuk ndihesh vetvetja. Gjëja më e mirë që rekomandohet janë aktivitetet sportive se aty çlirojmë vërtetë atë mbingarkesën tonë”, vijon Muçaj. Një sondazh i fundit i Gallup nxori në pah se thuajse gjysma e punonjësve të pyetur në Shqipëri përjetojnë stres të përditshëm.

SHKARKO APP