Studim: Pse duhet të konsumoni kafe para se të stërviteni

Keni menduar se si mund të digjni më shumë dhjamë gjatë ushtrimeve? Shkencëtarët thonë se konsumi i kafesë para stërvitjes do t’ju vijë në ndihmë.

Disa studiues në Universitetin e Granadës në Spanjë zbuluan se konsumimi i kafeinës gjysmë ore para ushtrimeve rrit ndjeshëm shkallën e djegies së dhjamit.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se konsumi i kafeinës 30 minuta para ushtrimeve aerobike maksimizon oksidimin e yndyrës gjatë stërvitjes, pavarësisht nga koha e ditës”, thotë një nga autorët e studimit. Gjetjet sugjerojnë se kombinimi i marrjes së kafeinës me ushtrime me intensitet të moderuar pasdite është më efektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?