Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Fillimi Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceri i hershëm i gjirit zbulohen nga një mamografi. Sugjerohet që për moshat nën 40 vjeç të bëhet ekografi dhe jo monografi.

Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit, duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacientët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri, ku ky i fundit mund të shfaqet në pothuajse çdo moshë.

SHKARKO APP