Ushqimet që duhet të shmangni për një lëkurë të pastër
Nëse keni hasur ndonjëherë problemin e puçrrave, qoftë në një moshë më të vogël apo në moshë më të madhe, do të keni vërejtur se ka disa ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj . Revista Ndërkombëtare e Dermatologjisë pas 10 vjetësh kërkime mbi marrëdhëniet midis ushqimit dhe akneve ka zbuluar se ekzistojnë gjashtë faktorë ushqyes që ndikojnë në lëkurën tuaj. Edhe pse lëkura e secilit reagon ndryshe, nëse qëndroni larg nga ushqimet e mëposhtme dhe hani shumë perime të papërpunuara, me siguri do të shihni një ndryshim në lëkurën tuaj.
- Ushqime të larta glikemike: shurupe, oriz kafe
- Ngarkesë e lartë glikemike: oriz i bardhë, i skuqur
- Produktet e qumështit: djathi, qumështi dhe nënproduktet e tij
- Ushqim i shpejtë: çdo ushqim shumë i përpunuar si burger, hot dog, etj.
- Çokollatë
Megjithëse ushqimi është vetëm një aspekt i trajtimit, dihet mirë se gjenetika dhe ndryshimet e hormoneve luajnë një rol të rëndësishëm dhe duke ngrënë shumë nga ushqimet e përmendura më lart pa përfshirë mjaft perime në dietën tuaj, fytyra juaj mund të bëhet plot puçrra.
Gjithashtu është e nevojshme të zvogëloni sa më shumë që të jetë e mundur sheqernat e shtuara dhe karbohidratet e përpunuara, ndërsa për të stimuluar edhe më shumë lëkurën tuaj të shëndetshme, hani sa më shumë perime, fruta, si dhe ushqime me shumë acide yndyrore, siç është salmoni.