VIDEO/ Brataj: Gripi po vjen, pritet të ketë një numër të shtuar të rasteve në vend

Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip. Sipas tij Australia po përjeton një nga sezonet gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje të konsiderueshme të rasteve (+70%), shtrimeve në spital (+50%), teksa shërbimet e urgjencës janë dyfishuar.

Sipas Brataj virusi që po qarkullon në hemiserën jugore A H1N1 dhe B Victoria pritet që në Shqipëri dhe Europë të ketë intensitet më të lartë se ai i vitit të kaluar, prandaj vaksinimi është i rëndësishëm. Brataj thekson se personat më të rrezikuar janë të moshuarit, pacientët kronikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

Teksa nëvizon se të parët që duhet të vaksinohen është ekipi mjekësor, Brataj u bën apel të gjithë qytetarëve të që mos të mbipopullojnë urgjencat sepse mund të marrin infeksione të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Gripi që po vjen: paralajmërimi nga Australia për Shqipërinë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?