Shënohet viktima e parë nga virusi i ri vdekjeprurës

Pas Covid-19 që deri më sot ka marrë jetën e mbi 4 milion njerëzve në mbarë botën, një tjetër virus ka dalë. Virusi Marburg i ngjashëm me Ebola me 88% të vdekshmërisë “mund të përhapet shumë” pas rastit të parë në Afrikën Perëndimore.

Autoritetet shëndetësore në Guinea kanë konfirmuar një vdekje nga virusi Marburg, një ethe hemorragjike shumë infektive e ngjashme me Ebola, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Ka pasur 12 shpërthime të mëdha të Marburg që nga viti 1967, kryesisht në Afrikën jugore dhe lindore. Rasti i ri i Guinesë u identifikua për herë të parë javën e kaluar, vetëm dy muaj pasi vendi u shpall i lirë nga Ebola pas një shpërthimi të shkurtër në fillim të këtij viti që vrau 12 njerëz.

SHKARKO APP