Shkëmbime sulmesh në Gaza – Izrael dhe Hamas fajësojnë njëri-tjetrin

Ushtria izraelite thotë se në orën e fundit tre mjete u shpërthyen pranë trupave të saj në dy lokacione në veri të Rripit të Gazës, gjë që sipas saj shkel “kornizën e pauzës operacionale”.

IDF thotë se në një nga vendet u qëlluan trupat izraelite dhe ata u përgjigjën me zjarr.

“Një numër ushtarësh u plagosën lehtë gjatë incidenteve,” thanë ata.

IDF shton se “trupat ishin vendosur në pozicione sipas kornizës së pauzës operacionale”.

Ndërkoh që Hamasi i është përgjigjur pretendimeve të Izraelit për një përplasje në Gazën veriore, duke thënë se ka pasur një “fërkim” në terren.

Kjo ndodhi për shkak të “shkeljes së qartë të marrëveshjes së armëpushimit nga armiku”, thanë ata.

Abu Obeida, zëdhënës i Brigadave al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, tha se grupi ishte i përkushtuar ndaj armëpushimit dhe u kërkoi ndërmjetësve të ushtronin presion mbi Izraelin që “të respektojë të gjitha kushtet e armëpushimit në tokë dhe në ajër”. .

SHKARKO APP