Home Bota Shkoi në ATM ...

Shkoi në ATM për të tërhequr 20 dollarë, zbulon se kishte gati 1 miliard dollarë në llogari

10
0

Një grua nga Florida donte të tërhiqte 20 dollarë nga një ATM dhe u shtang kur zbuloi se llogaria e saj kishte një bilanc prej gati 1 miliard dollarësh gjendje.

Kur Julia Yonkowski, nga Largo, kontrolloi bilancin e saj përpara se të bënte tërheqjen e vogël të Shtunën, fatura e saj tregoi konkretisht 999,985,855 $ në llogarinë e saj.

Klientja e shtangur tha se donte të kthente shumën e madhe, por nuk po gjente një person për të biseduar në bankën e saj.

“O Zot, u tmerrova. E di që shumica e njerëzve do të mendonin se fituan lotarinë, por unë u tmerrova,” tha Yonkowski.

Ndërkohë, zëdhënësi i Chase Amy Bonitatibus sqaroi se ajo që Yonkowski mendonte se ishte një bilanc në të vërtetë ishte një shumë negative që banka postoi për të tërhequr vëmendjen e saj për një problem me llogarinë e saj.

“Dega jonë lokale dhe grupi i shërbimit të klientit folën dje me Znj. Yonkowski për të sqaruar mospërputhjen,” tha përfaqësuesi.

Yonkowski më herët tha: “Unë kam lexuar histori për njerëz që i kanë marrë paratë dhe pastaj duhej t’i ripaguanin ato dhe unë nuk dua ta bëj një gjë të tillë gjithsesi sepse nuk janë paratë e mia”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit