1 vit pas vendimit që shokoi botën, zbulohen detaje të reja

Ka kaluar thuajse një vit nga koha kur princ Harry dhe Meghan Markle, shokuan botën me vendimin e marrë: shkëputjen nga familja mbretërore. Fillimisht u tha thjesht se vendimi u mor pasi çifti donte të bënte një jetë të thjeshtë në Amerikë, por nuk ishin të paktë zërat që ia ngarkuan Meghan-it vendimin e madh, duke thënë se ishte ajo që donte të linte Mbretërinë e Bashkuar dhe detyrat e saj. U desh një vit për të zbuluar se historia ka qenë ndryshe.

Duket se ishte e gjitha ideja e Harry-it. “Erdhi një pikë që ai donte komplet një jetë tjetër. Meghan ishte thjesht nxitja. Ata të dy bënë një marrëveshje duke menduar se do të krijonin diçka që do të funksionojë për të dyja palët, por kjo ide u përmbys kur planet e tyre ishin në titujt e çdo portali”,-u shprehën burime për Vanity Fair.

Nëse mendoni se keni kaluar mjaftueshëm drama në jetë, prisni të lexoni sa e vështirë ishte për princin e ri ky ndryshim i madh që do të bënte. ”Harry u përpoq të merrte princin Charles, William dhe mbretëreshën për t’u thënë planin, duke pritur gjithashtu miratimin e tyre. Ata e donin të shkruar dhe ashtu u bë”. Ata u zhvendosën në Montecito, California, janë fqinjë me Katy Perry-in dhe Orlando Bloom, bashkëpunuan me Spotify dhe po përpiqen për një tjetër bebush.

SHKARKO APP