10 aktoret që interpretuan rolet e tyre më të mira shtatzëna
Aftësitë e aktorëve ndonjëherë janë vërtetë për t’u pasur zili. Herë pas here xhirimi i një filmi mund të kërkojë një periudhë të gjatë kohe.
Aktorët janë përdorur për të luajtur karaktere komplekse dhe për të përballuar punë të rënda, por në raste të caktuara regjisorët e filmave i kanë ngarkuar ato me një mision veçanërisht të vështirë: Të fshehin shtatzëninë e tyre!
Më poshtë kemi sjellë listën me 10 aktore që na kanë sjellë role e performanca të paharrueshme, pa na bërë fare të kuptojmë se janë shtatzëna.
- Lena Headey — Game of Thrones
Në kohën e xhirimeve të finales për sezonin e 5-të të filmit të famshëm aktorja që interpreton rolin e mizores Cersei ishte 5 muajshe shtatzënë.
- Blake Lively — The Age of Adaline dhe The Shallows
Megjithëse ishte shtatzënë gjatë kohës së xhirimeve të filmit, Blake mori pjesë në disa skena të rrezikshme, duke bërë gjithçka kërkohet për rolin e saj pothuajse deri në fund të tij.
- Kate Winslet — Divergent
Gjatë xhirimeve të këtij filmi Kate ishte 5-muajshe shtatzënë. Zgjedhja e rrobave me ngjyrë të errët dhe një plan i kujdesshëm i kamerave e ndihmuan aktoren hollivudiane të kamuflonte gjendjen e saj.
- Sarah Jessica Parker — Sex and the City
Aktorja zbuloi se ishte shtatzënë që në ditët e para të xhirimeve për sezonin e pestë të filmit të njohur. Armata e stilistëve të filmit bënë gjithçka për të fshehur gjendjen e Sarah nga sytë e shikuesve, duke e veshur me rroba të gjera dhe bizhuteri të mëdha që të hiqnin vëmendjen nga barku i saj.
- Helena Bonham Carter — Sweeney Todd
Shanset që ju të dalloni shtatzëninë e Helena në këtë film janë minimale, pasi pjesa më e madhe e skenave janë xhiruar në fazat e parë të shtatzënisë së saj dhe më tej, një korse arriti ta fshihet fare mirë barkun. Gjithsesi, një aspekt i shtatzënisë së saj nuk mundi të fshihej; gjoksi që rritej në përmasa pas çdo dite xhirimi.
- Drew Barrymore — Blended
Aktorja zbuloi se ishte shtatzënë vetëm disa ditë pasi kishte nënshkruar kontratën për këtë film. Por barku i saj nisi të rritej me shpejtësi ndaj producentit ju desh një punë e madhe që situata të mos ishte e dukshme nga audienca.
- Scarlett Johansson — Avengers: Age of Ultron
Shtatzënia e Scarlett Johansson solli ndryshime në oraret e punës për të gjithë kastin e filmit. Të gjitha skenat me vejushën e zezë u xhiruan që në fillim, por Scarlett lodhej shumë shpejt për shkak të gjendjes së saj ndaj producentët vendosën që shumë skena t’i xhironin me një sozi.
- Reese Witherspoon — Vanity Fair
Reese Witherspoon zbuloi mënyrën më të bukur për të fshehur gjendjen e saj, 5 muajshe shtatzënë, gjatë xhirimeve të këtij filmi; fustane të rënda me ngjyrë të errët, bel të lartë dhe materiale të shndritshme zbukuruese.
- Courteney Cox — Friends
Sezoni i fundit i serialit të famshëm Friends u xhirua kur aktorja ishte 5- muajshe shtatzënë. Edhe pse gjatë gjithë kohës vishte rroba të gjera, fshehja e barkut jo gjithmonë ishte e mundur.
- Emily Blunt — The Girl on the Train dhe Into the Woods
Emily zbuloi se ishte shtatzënë në ditët e para të xhirimeve për filmi The Girl on the Train dhe vendosi ta mbante të fshehtë këtë fakt. Aktorja rrëfen se shtatzënia në fakt e kishte ndihmuar të kuptonte emocionalisht karakterin që interpretonte. Emily edhe më parë e kishte përjetuar këtë eksperiencë gjatë xhirimeve të filmit Into the Woods. Çuditërisht, në të dy filmat ajo ka interpretuar karaktere që kërkonin dëshpërimisht të kishin fëmijë, por nuk mundnin.