10 vjetori i Pavarësisë, Rita Ora mbërrin në Kosovë

Ylli i muzikës Rita Ora ka mbërritur në Kososvë. Këngëtarja do  të këndojë mbrëmjen e sotme në Prishtinë për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Rita ka lajmëruar mbërritjen e saj me anë të disa postimeve në InstaStory.

Pritet që ylli ndërkombëtar të japë një shfaqje të jashtëzakonshme.

Pak  orë më parë Rita postoi një foto në aeroplan së bashku me motrën e saj Elena.

Rita shprehet se është mjaft e emocionuar për koncertin që do të mbajë sonte në Prishtinë.

“Kosovë shihemi së shpejti, ne jemi duke ardhur! Dita e Pavarësisë! Jam kaq e emocionuar për shfaqjen sonte!”

/

 

SHKARKO APP