“100% live”, këngëtari Altin Goci reagon pas vdekjes së Aleksandër Lalos

Në një kohë kur lajmi trishtoi mbarë shqiptarët, vdekja e kompozitorit Aleksandër Lalo mbrëmjen së dielës shkaktoi polemika në rrjete sociale.

Kjo pasi u njoftua lajmi i hidhur, tv Klan transmetonte emisionin “C’est la vie”, ku kompozitori ishte pjesë e jurisë, ndërsa pretendohej gjatë gjithë kohës që spektakli ishte live.

Përveç moderatores Marina Vjollca, edhe këngëtari Altin Goci vunë theksin disa herë se ishin ‘100 % live’.

Ndaj, Goci ka reaguar për të shuar të gjitha zërat rreth transmetimit të spektaklit. “Në fakt kisha vendosur të mos replikoja fare ndaj spekulimeve të rastit në disa media, jo për gjë, por tanimë është bërë si traditë. Nuk doja të replikoja për respekt të profesorit Lalo pasi në asnjë çast nuk dua që humbja e tij e parakohshme të përdoret për gjera të pavlera. Po ndjej se kam një detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se: Ajo çfarë kam thënë unë se “gjithçka këtu është Live” ne serine e fundit te #C’estlavie I referohet te kënduarit live (jo me play back), orkestrës qe është e gjitha live përfshirë edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bënte me regjistrimin e programit. Kjo është shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithë. Tjetër gjë është e kenduara live (ze orkester) te cilës unë i referohem dhe tjetër gje eshte regjistrimi I programit.
Ikën nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnjë vlere”, tha Goci.

SHKARKO APP