100 njerëzit më me ndikim në botë, pjesë edhe çifti Harry-Meghan

Një tjetër vlerësim ka ardhur për çiftin Princ Harry dhe Meghan Markle, të cilët janë emëruar në mesin e 100 personave më me ndikim në botë nga revista e madhe “Time”.

Në kopertinën e revistën shihet Meghan e veshur në të bardha, ndërsa prapa saj shihet Princ Harry i veshur me kostum me ngjyrë të zezë. Ndërsa brenda revistës është përfshirë edhe një fotosesion unik i tyre.

Kritikët e quajtën kopertinën e revistës amerikane si një dominim i dukshëm nga Meghan në raportin e saj me Princ Harry, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i redaktorit të fotografisë së revistës “Time”, që deklaroi se fotografia përfaqëson ata si partnerë të barabartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?