11 këngë dhe 1 mln ndjekës në Instagram, Tayna: Ëndrra më e bukur

Reperja Tayna së fundmi ka shënuar një tjetër sukses. Ajo arriti shifrën e një milion ndjekësve në Instagram, falë sukseseve të shumta që arriti në vitin e parë të karrierës së saj. E lumtur për këtë gjë, reperja nga Prizreni publikoi në Instagram një fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se një sukses i tillë është ëndërr e bërë realitet tashmë.

“Një vit, 11 këngë, një milion ndjekës, filluar nga 10 mijë…Faleminderit! Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur. Ju dua”, kanë qenë fjalët e rep-artistes në Instagram. E njëjta po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Bye bye”, të cilin e solli në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e të dy palëve dhe jo vetëm, pasi komplimente për këtë bashkëpunim iu kanë shprehur edhe këngëtarët e famshëm, ndër to edhe vet Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/B1HAvh1AXFm/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP