12 pjesë muzikore në kurorëzimin e Charles III, edhe muzikë ortodokse greke për nder të Princit Philip
12 pjesë muzikore do të luhen në kurorëzimin e Mbretit Charles i III në Westminster Abbey këtë maj, duke përfshirë muzikën ortodokse greke. Gjashtë komisione orkestrale dhe pesë komisione korale janë kompozuar për këtë rast, duke përfshirë një himn të ri kurorëzimi nga Andrew Lloyd Webber.
“Stile të ndryshme muzikore dhe interpretuesish ndërthurin traditën, trashëgiminë dhe ceremoninë me zërat e rinj muzikorë të sotëm, duke reflektuar dashurinë dhe mbështetjen e përjetshme të Mbretit për muzikën dhe artin do të prezantohen atë ditë,” tha Pallati Mbretëor në një deklaratë.
Charles kërkon që muzika ortodokse greke të këndohet nga kori gjatë kurorëzimit në nderim të babait të tij, Princit Philip, i cili lindi në ishullin grek të Korfuzit.
Një nga seksionet liturgjike të ceremonisë do të kryhet gjithashtu në Uells për të pasqyruar “marrëdhënien dhe lidhjen e gjatë dhe të thellë të Charles me Uellsin.