13 veshjet e Rita Ora-s në “MTV VMA 2017”

Mbrëmjen e së djelës ashtu siç u paralajmërua u mbajt në “Wembley Arena”, në Londër ndarja e çmimeve “MTV Europe Music Awards” ku ylli i mbrëmjes ishte vetëm Rita Ora.

Hapja e spektaklit ishte e mahnitshme me nota të theksuara humori. Rita e cila dukej se ishte bërë vonë në prezantimin e spektaklit është shfaqur fillimisht në skenë e veshur me një peshqir të madh dhe po një të tillë e kishte mbështjellë në kokë sikur sapo kishte dalë nga dushi.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndërruar veshjet e saj plot 13 herë duke shfaqur një larmishmëri pamjesh. Gjithashtu ajo ka performuar ‘live’ këngën e saj më të fundit “Anywhere” që është brohoritur me të madhe nga publiku.

Prezantimi i 26-vjeçares ka marrë kritika mjaft pozitive dhe po pozitivisht është komentuar edhe nga publiku në rrjetet sociale. Sipas komentuesvë ylli i vërtetë i mbrëmjes ishte Rita e cila përcolli energji dhe profesionalizëm në prezantim./Topalbania radio

SHKARKO APP