15 vjeçari me sindromën e rëndë shërohet mrekullisht me vaj kanabisi
Një 15-vjeçar nga Britania e Madhe është shëruar në mënyrë të jashtëzakonshme nga sindroma e lodhjes kronike, vetëm duke përdorur vaj kanabisi.
Jeta e Tom Bethell kishte ndryshuart që kur kishte filluar të merrte pilula me vaj të bimës kanabis sativa, e cila përdoret edhe për prodhimin e marihuanës. Vuajtja nga kjo sëmundje i kishte shkaktuar mendime vetëvrasëse dhe nuk kishte shkuar në shkollë për rreth 8 vjet.
15 vjeçari kishte lodhje aq të madhe sa që organizmi i tij nuk mund të funksiononte si duhet, madje edhe kishte filluar të dallonte dëme në muskujt e trupit.
“Ai rrëzohej 20 deri në 30 herë në ditë, ishte gjithnjë i lodhur dhe i paaftë, e kishte të dëmtuar memorien dhe nuk merrte frymë si duhet” tregon nëna e tij. Ajo thotë se jeta e tij ndryshoi në momentin që djali filloi të merrte vaj kanabisi, të cilin gjithashtu e kishte përdorur gjyshja e tij për një sëmundje tjetër.
“Ai filloi të rritej sërish dhe shëndeti i tij u përmirësua dukshëm. Ai ka përmirësuar memorien dhe tani jeton më normalisht. Tani është fëmijë i lumtur dhe kështu nuk e kisha paramenduar se do të shërohej ndonjëherë”, thotë nëna e djaloshit, e cila është çuditur tej mase me efektet që ka treguar vaji i kanabisit në shëndetin e djaloshit.
Në disa shtete europiane, vaji i kanabisit është i ligjshëm, por mund të blihet vetëm për qëllime mjekësore.