18-vjeçarja shqiptare që fitoi ”Miss Earth 2023”, rrugëtimi i Dritës drejt triumfit: Mbajta veten pasi…
Showbiz E Hënë, 8 Janar 2024 19:51
Viti 2023 u mbyll në formën më të përkryer për Drita Zirin, bukuroshen shqiptare që fitoi çmimin e madh në kompeticionin Miss Earth 2023. Drita është e para shqiptare që merr kurorën e bukurisë në një konkurs kaq të rëndësishëm duke shkruar kështu historinë. 18-vjeçarja nga Fushë-Kruja arriti të kryesonte midis 84 konkurrenteve duke u bërë fituesja e 22-të e kurorës. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Drita rrëfen për të gjithë eksperiencën përpara mbrëmjes së madhe të 22 dhjetorit në Vietnam
Drita Ziri: Ishte e papritur që unë do të merrja pjesë në Miss Earth 2023. E kam marrë vesh në fund të gushtit në mosgaboj dhe pastaj përgjatë gjithë muajve dhe para se unë të ikja në Vietnam, bashkë me Miss Shqipërinë dhe Deli Artin kemi bërë 7 video që duhet t’i dërgonim paraprakisht. Pra ishte një punë e bukur, ne e shijuam sepse Miss Shqipëria e bën këtë punë me shumë pasion, gjtihë stafi kur punuam u kënaqëm shumë dhe u munduam të realizojmë video sa më të bukura që të përfaqësojmë Shqipërinë sa më mirë. Normalisht nuk shkova atje me premisa shumë të mëdha. Nuk kisha shumë pritshmëri, u mundova ta mbaja veten sa më me këmbë në tokë që në fund edhe sikur mos të merrja një çmim që unë e doja, mos të zhgënjehesha, por rrugëtimi ishte pak i vështirë dua të them.
Rudina Magjistari: Pse?
Drita Ziri: Janë vërtet 85 vajza..
Rudina Magjistari: 85 vajza janë shumë në fakt, përveç asaj që do vazhdosh ti të thuash, por edhe 85 vajza të përzgjedhura si bukuroshe, është goxha.
Drita Ziri: E vërtetë dhe kur i pashë të gjitha në skenë aty e kuptova vërtet sa shumë jemi dhe sa e vështirë do të jetë kjo garë.
Rudina Magjistari: Nuk janë vetëm 85, por janë ndërkohë edhe më të bukurat e shteteve të tyre.
Drita Ziri: E vërtetë, kështu që sfida është e dyfishtë dhe gjatë rrugëtimit tim në Vietnam, unë atje isha përkatësisht për 1 muaj. Çdo ditë ne kishim aktivitete, duhet të isha e përgatitur, duhet të kisha figurën e një Miss-i, gjithmonë e buzëqeshur, gjithmonë gati, e pushuar, e relaksuar edhe pse ndonjëherë mund të jesh e lodhur dhe nuk mund të jesh në atë formën tënde më të mirë, prapë nuk duhet ta tregosh dhe kjo sado që duket e lehtë dhe duket sikur nuk është ndonjë gjë e madhe, është vërtet e vështirë sepse ke atë presionin, stresin, do të dalësh mirë, të përrgatitesh mirë, plus që siç u përmend në video, Miss Earth flet shumë për kauzat e saj, pra ne nuk kishim vetëm evente ‘glamorous’ siç e quajmë tapetin blu që kishim, por kishim edhe eco-project ku flisnim për projekte dhe ne ishim të ndarë me kontinente: Afrika, Amerika, Azia dhe Europa. Ne morëm një temë shumë interesante që menduam që i përshtatet edhe pak më shumë rinisë që ishte “fast-fashion” dhe problematikat që ajo sjell në tokën tonë sepse nuk janë pak, është një ndër emat më të larta sepse ne kemi kaq shumë ndotje, kemi një prodhim shumë të lartë rrobash me kimikate shumë toksike dhe më pas ky prodhim kaq i lartë rrobash shkon në mbetje dhe kjo mbetje është ajo që vazhdon ndotjen për tokën tonë.