“180 mijë euro për këngën e përurimit të stadiumit”, reagon ashpër Ardit Gjebrea

Ditën e djeshme “Syri.net” publikoi një lajm ku tregonte për shifrën që do të paguhej Ardit Gjebrea për këngët e përurimit të stadiumit më të ri në Shqipëri “Air Albania”.

Sipas tyre Arditi do të paguhej 180 mijë euro për tre këngë dhe një performancë që do të zgjasë vetëm 8 minuta.

Sipas përllogaritjeve të tyre, në llogarinë ë Arditit do të shtoheshin rreth 40 mijë euro në minutë.

Kjo shifër u duk marramendëse, megjithatë, Arditi ka reaguar pas këtij lajmi dhe e ka përgënjeshtruar.

Moderatori ka publikuar në Instastory një foto të lajmit dhe mbi të shkruan: ““Hajde, hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin…”

Eventi i përurimit pritet të zhvillohet në 17  nëntor, pak para ndeshjes Shqipëri-Francë.

SHKARKO APP