2017-Vit i skandaleve seksuale
Filloi me hitin latin Despasito, vazhdoi me rikthimin e Taylor Swift, lindja e binjakeve nga diva amerikan Beyonce ,akuzat për ngacmime seksuale, ishin vetëm disa nga ngjarjet qe e karakterizuan showbizin e huaj.
2017 lirisht munde ti vihet epiteti si vit i skandaleve seksuale, gjithçka filloi kur Jay Z pranoi publikisht se e kishte tradhtuar gruan e tij Beyonce.
Filloi me hitin latin Despasito, vazhdoi me rikthimin e Taylor Swift, lindja e binjakeve nga diva amerikan Beyonce ,akuzat për ngacmime seksuale, ishin vetëm disa nga ngjarjet qe e karakterizuan showbizin e huaj
2017 lirisht munde ti vihet epiteti si vit i skandaleve seksuale, gjithçka filloi kur Jay Z pranoi publikisht se e kishte tradhtuar gruan e tij Beyonce.
Ylli i Hip Hop-it ka, për herë të parë ka zbuluar se ka tradhtuar gruan e tij, Beyoncen por ka qenë ‘terapia’ ajo që ka ndikuar që lidhja e tyre të vazhdojë së funksionari.
Martesa e tyre tetëvjeçare jo rrallë herë është shoqëruar me probleme të ndryshme, por falë terapisë ata i kanë shpëtuar divorcit, ndërsa emri i femrës me te cilën kishte filtruar Jay Z nuk u be i ditur kurrë.
Pastaj vazhdoi me skandalin megaloman ne ceremoninë e ndarjes se qimeve OSCAR.
Gjate ndarjes se çmimeve ndodhi një akces, ku në kategorinë më të rëndësishme, për filmin më të mirë, aktori Warren Beatty dhe aktorja Faye Dunaway lexuan gabimisht emrin e mjuziklit “La La Land” si fitues! Ndërkohë që Akademia amerikane e Filmit kishte marrë një vendim tjetër: filmi më i mirë ishte shpallur “Moonlight”. Duket se ishin përzier zarfet me emrat e filmave. Regjisori dhe përfaqësuesit e mjuziklit ishin nisur për të dalë në binë, kur u kuptua gabimi….
Dhe me të drejtë u quajt ceremoni me problem.
Me 06 Mars te këtij viti ylli i One Direction Louis Tomlinson është arrestuar dhe u detyrua që të paguajë 20 mijë dollarë për të dalë nga burgu.
Artisti 25 vjeçar u përfshi në një zënkë të dhunshme kur mbërriti në aeroportin e Los Angeles së bashku me të dashurën e tij Eleanor Calder. Dyshja po kthehej në L.A pasi kishin shijuar pushime romantike në Las Vegas. Ai u përfshi në kontakt fizik pasi i kërkoi paparacit që të mos e filmonte më ndërkohë që Tomlinson po priste bagazhet e tij. Raporti në polici tregon se ai qëndroi në rajon për më shumë se 1 orë e gjysmë dhe u lirua vetëm pasi pagoi lirinë me kusht.
Louis u arrestua më pas, por u lirua, megjithëse do t’i duhet të paraqitet në gjykatën e Los Angeles më 29 mars.
Bukuroshja e njohur Selena Gomez u përfole shume për një lidhje te mundeshe me solistin e The Weekend Abel Makkone Tesfay dhe kjo lidhje e tyre u zyrtarizua ky dyshja u fotografua ne Santa Monica nën përkëdheljen e njëri-tjetrit.
Por ishte Bella Hadid ajo e cila u zemërua nga kjo lidhje, ku ne shenje pakënaqësie ajo nuk e ndiqte me ne Instagram Selena Gomez.
Kujtojmë qe Bella Hadid ishte ne lidhje me The Weekend.
Hadid i konsideronte sjelljet e Gomez dhe të ish-të dashurit të saj The Weeknd të turpshme prandaj ka vendosur që të mos mbaj kontakte më tutje me të.
Lajmi për ngacmime seksuale ne Hollywood shokoi opinioni ndërkombëtar.
Producenti i famshëm i Hollywood, Harvey Weinstein u akuzua për ngacmime seksuale dhe për filtrime me aktorë te ndryshëm ku kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim te roleve.
Ai u akuzua nga një kast i madh aktorësh me famë siq janë Ashley Judd, Rose McGowan, Angelina Jolie, si dhe disa ish-punonjëse të “Weinstein Co.
Weinstein u kërkonte aktorëve të zhvishen që ti prekte e ti masazhonte dhe në atë mënyrë do tu ndihmonte në karrierën e tyre profesionale.
Madje akuzat ishin aq te mëdhaja sa që Asia Argento e akuzoi producentin e njohur hollivudian se e kishte përdhunuar.
Në një intervistë ,aktorja italiane tregoi se kur ajo ishte 21 vjeçare ishe abuzuar nga producenti amerikan.
Edhe Angelina Jolie i tha New York Times që Weinstein kishte bërë lëvizje të padëshiruara ndaj saj në një dhomë hoteli, në të 1990-tat, e që ajo e kishte refuzuar.
“Kisha një eksperiencë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time, dhe si rezultat, zgjodha që të mos punoj kurrë më me të, dhe t’i paralajmëroj të tjerët kur e bënin”, tha ajo përmes postës elektronike për NY Times.
Ndërsa Gwyneth Paltrow kur ishte 22 vjeçare, e kishte fituar një rol që do ta bënte nga aktore në yll.
Producenti i filmave, Harvey Weinstein, e zgjodhi atë për rolin e Jane Austeen në filmin “Emma”.
Para se të fillonin xhirimet, ai e kishte thirrur atë në një dhomë në hotelin Peninsula Berly Hills, në takim pune që filloi pa ndonjë ngjarje.
Ky takim kishte përfunduar me zotëri Weinstein duke vënë dorën në të, dhe duke i sugjeruar asaj që të shkojnë në dhomë të fjetjes për masazhe, sipas saj.
“Isha fëmijë, më kishin punësuar, isha e tmerruar”, tha ajo në një intervistë, duke zbuluar publikisht që ishte ngacmuar seksualisht nga njeriu që e ngriti karrierën e saj, dhe më pas e ndihmoi ta fitojë çmimin Oskar.
Ajo refuzoi lëvizjet e tij, dhe më pas vijoi duke thënë se i kishte treguar për këtë Brad Pitt-it, të dashurit të atëhershëm të saj.
Pitt e kishte konfrontuar Weinstein-in, dhe më pas, producenti e kishte paralajmëruar atë që të mos i thoshte askujt për atë gjë.
“Mendoja se do të më përjashtonte”, tha Paltrow.
Pa komentuar nuk mbete as Presidenti i SHBA Donald Trump.
Presidenti Donald Trump shkroi në “Twitter” se, “nuk ishte befasuar aspak” nga pretendimet e ngritura mbi Weinstein, një mbështetës i fuqishëm i kandidatëve demokratë.
Ndërsa producenti Harvey Weinstein u përjashtua nga Bafta, Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit si dhe do te diskutohet për përjashtim nga Oscar, kurse Revista Time vendosi ne koperinë figurat kryesore të cilat e denoncuan producentin te parin.
Ne rrjete sociale filloi fushat për lajmërim te ngacmimeve sociale me hashtag #metoo
Muaji Nëntor ishte i rezervuar për këngëtaren e njohur Taylor Swift
Këngëtarja e njohur amerikane Taylor Swift mbas tre vitesh, publikoi në Instagram foton e albumit të saj më të fundit të titulluar “Reputation”. Është albumi i gjashtë i këngëtares i hedhur në treg më 10 Nëntor 2017.
Kujtojmë se këngëtarja deri më tani ka hedhur në treg gjashtë albume, të cilat kanë kaluar shifrat e 30 milion kopjeve në të gjithë botën. Debutimi i saj fillon në vitin 2006 me albumin “Fearless and Speak Now”.
“Red” dhe “1989” janë rekordet e saj më të fundit që e bën Taylor Swift një superstar botëror duke arritur vendin e parë në Britani.
Muaji nëntori gjithashtu rezervoi befasi edhe për Cristiano Ronaldon. Ai u bë baba per të katërtën herë. E dashura e tij Georgina Rodriguez ka sjellë në jetë vajzën e çiftit, të cilën siç ka zbuluar vetë Ronaldo, e kanë quajtur Alana Martina.
Ndërsa Dhjetori mund te vihet epitetit si muaji rozë
Dashuria e pare nuk harrohet, kjo munde ti përshtatet shume mire këngëtares britanike Selena Gomez ku viti 2017 munde te thuhet lirisht se ishte vite kaotik nga jeta sentimentale e saj.
Këngëtarja pas ndarjes nga solisti i The Weekend,u rikthye tek dashuria që e kishte përjetuar në adoleshencë, ajo me Justin Biber
Vetëm disa ditë pasi Selena ndërpreu kontaktet me The Weekend ajo u pa me këngëtarin britanik Justin Biber.
Ata u fotografuan së bashku derisa luanin Hokej në Los Angelos, Selena e pranonte se kishte ende ndjenja për Biber dhe mesa duke ai u gjende në kohen e duhur. Familja e Selenes janë kategorikisht kundër kësaj lidhje, sepse sipas tyre Biber ishte arsyeja pse Selena kishte problem me depresionin.
Shqiptaret që po na bëjnë krenarë jashtë kufirit
Duke filluar nga prezantuesja e festivalit e deri tek çmimet kryesore, edicionin i sivjetmë i MTV European Music Awards i përkiste plotësisht shqiptarëve.
Këngëtarja me famë ndërkombëtar Rita Ora, e cila ju besua ta prezantonte këtë edicion e mori tërë vëmendjen dhe i afeksionio të gjithë kur u shfaq me robdeshamber dhe me peshqir në kokë. Mirëpo Rita duket se nuk e kishte shumë problemë të ecte me atë veshje.
Ndërsa ajo qe na emocioni pa mase ishte Dua Lipa e cila rrëmbeu çmimin BEST NEW ARTIST.
Pa çmim nuk mbeti as Ermal Meta ku fitoi çmimin Best Italian ACT,ku I la mbrapa shume figura te njohura italiane si Fabri Fiberin, Francesco Gabbani, Thegiornalisti dhe Tiziano Ferro.
Ndërsa kënga New Rules e Dua Lipes ka arritur mbi 800.000.000 klikime ne platformën You Tube.
Ajo publikoi Redrumm dhe bashkëpunimin e saj me French Montana ku te dyja u priten mjafte mire
No I Love Yours u rendit e katërta kënge me e mire e krijuar nga Ultra Music.
Edhe këngëtarja tjetër e cila po mundohet te krijoje një karriere jashtë vendit Dafina Zeqiri publikoi këngën “Told ya “e cila mori kritika te mira.
Ajo vazhdimisht poston foto neper studio televizive dhe po shihet mjafte e angazhuar ne krijimin artistik të saj.
Forever is Over ishte kënga e cila mundësoi depërtimin e Elvana Gjatës jashtë industrisë muzikore shqiptarë, ndërsa po punon vazhdimisht ne sjelljen e këngëve te reja
Padyshim qe viti 2017 i përkiste Arilena Arës ku kënga Nëntori e cila u rendit e treta ne festivalin Kënga Magjike, u be sensacion dhe u dëgjua në vendet e ish bashkimit sovjetik.
Arilena këndoi shqip ne Moske, Rumani dhe ne shume vende te tjera.