“21 ditë në koma”, Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me Covid-19

Bujar Qamili ka rrëfyer këtë të hënë betejën me COVID-19. Këngëtari i dashur për shqiptarët u shpreh se në fillim kishte lodhje të tmerrshme dhe temperaturë të lartë por më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe ra në gjendje kome për 21 ditë.

“U nisa, shkova në Tiranë bëra provat, këndova dhe të nesërmen u nisa përsëri për në Itali. Në momentin që kam ardhur ka filluar një temperaturë dhe lodhje trupi kur nuk e kisha parë ndonjëherë një lodhje të atillë. Megjithatë djali më thotë bab duhet të shkosh në spital. Shkova dhe më thanë që kam fituar virusin, pas 3-4 ditësh filloi rritja e temperaturës deri në 39, një lodhje e tmerrshme.

Pastaj nuk mbaj mend gjë por më thonë se më kanë ulur poshtë tek reaminacioni. Kam qëndruar rreth 21 ditë në gjendje kome. As nuk kam marr vesh gjë, veçse kur më ka dalë pas tërë atyre ditëve, erdhi djali me më parë dhe i thashë ku jam, çfarë është bërë. Bab tha nuk ka ndodhur asnjë gjë, pak paqejf por ka kaluar ndërsa sot më thotë që me të tregu se çfarë ke hequr më mirë me i thanë vdekjes më merr sesa me jetu ashtu”, u shpreh Qamili ne një intervistë në Abc news.

SHKARKO APP