23-vjeçarja shqiptare mahnit me hiret e saj, në garë për më të bukurën e Francës

Bukuria shqiptare po vazhdon të prezantohet jashtë kufijve dhe të vlerësohet në organizime të ndryshme të bukurisë.

Kleofina Pnishi është një tjetër bukuroshe shqiptare, e cila në mesin e 11 kandidateve, ka arritur të marrë çmimin “Miss Provence 2017” në Cogolin të Francës një rajon me 5 milionë banorë.

Në këtë ceremoni, në mesin e të pranishmëve ishte edhe Alicia Aylies, Miss Franca 2017, e cila i dha asaj kurorën.

Kleofina Pnishi me origjinë nga Kosova, do ta përfaqësojë Provence në Miss Franca 2018, garë e bukurisë që po planifikohet të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Pnishi nuk është e panjohur për publikun e gjerë. Ajo ka luajtur tashmë në disa TV filma dhe në serinë televizive “Plus Belle La Vie”. Në Martinique, Pnishi gjithashtu ka marrë miratimin e komitetit të tij për të konkurruar pavarësisht se ajo bart një tatuazh, dhe kjo gjë nuk lejohet për të garuar në një spektakël bukurie.

Pnishi është 23 vjeçare, ndërsa po bën karrierë në Francë, dhe mbetet ndër modelet më aktive aktualisht në këtë shtet.

 

 

SHKARKO APP