250 artistë kundër inteligjencës artificiale, që nga Billie Eilish, Nicki Minaj, Katy Perry

Më shumë se 250 artistë nënshkruan këtë të martë një letër të hapur drejtuar kompanive të teknologjisë, zhvilluesve dhe platformave të transmetimit kundër inteligjencës artificiale gjeneruese që përdor punën e tyre pa leje për të trajnuar modele që konkurrojnë me ta.

Ndër nënshkruesit janë Billie Eilish, Nicki Minaj, Elvis Costello, REM, Mumford & Sons, Katy Perry, Norah Jones, Nicki Minaj, Ja Rule, Jason Isbell dhe madje edhe Pearl Jam.

Përfaqësohen pothuajse të gjitha zhanret muzikore. Ata janë të gjithë anëtarë të Artist Rights Alliance, një organizatë që mbron të drejtat e artistëve “në epokën digjitale”. Ata e kuptojnë që Inteligjenca Artificiale, kur përdoret në mënyrë inteligjente, mund të nxisë kreativitetin.

Sipas tyre: Fatkeqësisht, disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme po përdorin punën tonë për të trajnuar modele të IA pa leje. Këto përpjekje synojnë drejtpërdrejt të zëvendësojnë punën e artistëve njerëzorë me sasi masive të “tingujve” dhe “imazheve” të krijuara nga IA, të cilat në mënyrë thelbësore zvogëlojnë honoraret që u paguhen artistëve. Për shumë muzikantë, artistë dhe kompozitorë kjo do të ishte katastrofike.

SHKARKO APP