250 mijë njerëz në sheshin Skënderbej? Rita Ora ja “futi kot”

Dje, Rita Ora u kthye në Tiranë me një koncert pas gjashtë vitesh mungesë. Rreth orës 9 të mbrëmjes, këngëtarja u ngjit në skenë për të performuar hitet e fundit për audiencën e zjarrtë të Tiranës.

Në përfundim të koncertit një orësh, Rita Ora iu drejtua Instagramit për të dhënë falenderimet e rastit.

“Faleminderit të 250 mijë njerëzve që ishin këtu sonte. Mund të ishit kudo në botë, por ishit këtu për mua,” shkruajti Rita nën një foto.

https://www.instagram.com/p/BjlI0ssHup_/?taken-by=ritaora

Një sekondë. 250 mijë njerëz? Në sheshin Skënderbe? S’ka mundësi.

Sipas Wikipedia, sheshi Skënderbe është 40 mijë metra katrorë. Në një metër katror mund të qëndrojnë dy persona lirshëm, pa u ngjeshur. Thonë se sheshi ishte plot, kështu që llogarisim të paktën 80 mijë njerëz dhe të shumtën, 100 mijë njerëz. Të dyja vlera shumë të larta, pa dyshim, por jo 250 mijë njerëz.

Në janar të 2017, në Tiranë numëroheshin plot 864 mijë banorë dhe me vlerat që raporton Rita (apo vlerat që i raportohen Ritës) i bie që 30% e banorëve të ishin në koncert. Një në tre njerëz në shesh, shkruan Anabel.

Arena e mbyllur më e madhe në botë, Philipine Arena mban 55 mijë njerëz, stadiumi më i madh në botë, në Pyongyang mban 150 mijë njerëz. Sa vlera të vogla duken para sheshit.

SHKARKO APP