30 gushti ka një rëndësi të veçantë për Yll Limanin dhe kjo është arsyeja

Ylli Limani u bë i njohur në “The Voice of Albania” në vitin 2011 ku ra në sy jo vetëm për zërin fantastik, por edhe për sensin e tij të humorit duke shkaktuar shpesh të qeshura në skenë. Në këtë kompeticion ai arriti deri në fazën e gjysmëfinaleve.

“The Voice” shërbeu si një ogur i mirë për Yllin, megjithatë sikundër është shprehur edhe vetë, rrugën për të depërtuar tek fansat nëpërmjet talentit do e gjente në çdo mënyrë.

Si sot 8 vite më parë, 30 gusht 2012, Ylli do realizonte videoklipin e tij të parë “Lart mbi yje”, duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e industrisë së muzikës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është edhe arsyeja pse kjo e dielë nuk është e zakonshme për autorin e hiti “Nuk po kalojka”, pasi simbolizon fillimin e mirëfilltë të karrierës së tij, që do pasohej nga suksese gjithnjë në rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?