30 vjetori i Ritës, nëna: S’kishim asgjë kur erdhëm në Angli, tregove se ëndërrat bëhen realitet
Mamaja e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Orës, ka prekur me urimin për 30-vjetorin e lindjes që i ka bërë të bijës. Përmes një postimi në Instagram, Vera Ora, nënvizon faktin se Rita ja ka dalë e vetme që të mbizotrojë në tregun e muzikës botërore. Ajo ka është shprehur se kur shkuan në fillim në Angli ata nuk kishin asgjë por pas shumë këmbënguljesh Rita ja doli, dhe u bë shembull për shumë vajza të reja që kanë synime dhe ambicie në jetë.
Postimi i plotë
Mami nuk kishte asgjë kur mbërritëm në Britaninë e Madhe, nuk mund të flisja gjuhën dhe kisha vetëm familjen time. Kualifikime në mjekësi por jo punë. Pavarësisht çdo lloj vështirësie që jeta na përballi, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve. Ti u bërë shembull për shumë vajza të reja duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet duke punuar shumë dhe me vendosmëri. Të dua shumë dhe të uroj gëzuar ditëlindjen, Rita Pita! Urime ditëlindjen Nana.