4 ditë më parë humbi të atin, Dojna bën gjestin që do t’ju përlotë
Moderatorja Dojna Mema humbi të atin dhe këtë humbje të madhe ajo e përshkroi shumë qartë sot:
“Nuk je asnjëherë gati t’i thuash lamtumirë një pjese të vetes tënde!”
Moderatorja nuk mungoi në puntatën e radhës të “Pop Culture” në “Top Channel” dhe kjo jo sepse televizioni nuk i dha kohë të merrte veten:
“Pavarësisht mbështetjes së pakushtëzuar të familjes sime të dytë ‘Top Channel’, që më dha gjithë kohën e botës për të rinisur, sot doja të isha pranë jush”, u shpreh Dojna sot.
E veshur me të zeza, ajo kishte zgjedhur një mënyrë mjaft prekëse për të rikujtuar të atin e ndjerë, duke luajtur në piano, një talent që jo gjithkush e dinte për Dojnën. Moderatorja u shpreh se as babai i saj s’do të donte të hiqte dorë nga puna e saj:
“Me buzëqeshje do të më thoshte: ‘Të dua të fortë bab, ti nuk thyhesh para asgjëje, sot në ‘Pop Culture’ do të jem për të, sot e në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë, shkruan Iconstyle.
Këtë ia dedikoj tim eti dhë të gjithë juve që ju pëlqen muzika e shpirtit”, u shpreh Dojna para se të luante në pjano një muzike tepër emocionale.