4 vite bashkë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj festojnë kështu datën e shënuar
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë asnjëherë ta shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Sot dyshja bëjnë 4 vite bashkë dhe këtë moment kanë vendosur ta festojnë në privatësi të plotë me njëri-tjetrin. Eni ka publikuar një video në të cilën shihet duke bërë gëzuar me Gencin dhe përkrah ka shkruar:
“Gëzuar përvjetorin dashuria ime! 4 vite bashkë”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Ata nuk kanë treguar se ku kanë zgjedhur të festojnë për përvjetorin e lidhjes, por duket se janë arratisur diku për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Për një kohë të gjatë çifti i njohur e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, ndonëse përfliteshin prej kohësh në media. Derisa një moment ata vendosën të shfaqeshin përdore publikisht dhe t’i tregonin gjithë botës që janë bashkë.
Në 3 nëntor të 2018-s Genci i bëri një super propozim në Plavë Eni Koçit. Ndërkohë në verën e vitit të shkuar u raportua se dyshja do të martoheshin gjatë vjeshtës. Thuhej se gjithçka ishte gati dhe se festa do të ishte një ceremoni tejet private, thjesht si një simbolikë për ta pasur kujtum. Mirëpo diçka e tillë nuk ndodihi, sepse në rrjete sociale nuk pamë kurrë pamje nga martesa.