40 qepje në fytyrë, këngëtarja shfaqet pas aksidentit

Carrie Underwood, paralajmëroi se pas aksidentit që pësoi në nëntor dhe 40 qepjeve në fytyrë, mund të dukej goxha ndryshe. Fotoja e saj e parë që atëherë, tregon se e ka tejkaluar me sukses.

Underwood, një prej këngëtareve më të rëndësishme të muzikës amerikane, u rrëzua jashtë shtëpisë së saj në nëntor të vitit të shkuar, duke thyer edhe kyçin e dorës.

“Jam e vendosur ta bëj 2018-ën të mrekullueshme dhe dua t’i ndaj me ju të gjitha gjërat që më ndodhin. Dhe kur të jem gati të dal përpara kameras, dua që të gjithë ta kuptoni se mund të dukem disi ndryshe”, shkroi ajo në blogun e saj për fansat.

SHKARKO APP