48 orë në Big, Atilla Kardesh: Fitova pak famë, u relaksua situata mes meje dhe Drenushës

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit ka folur për herë të pas largimit nga ”Big Brother VIP Kosova 3”, aty ku qëndroi për 48 orë. Ai ka thënë se ndjehet mirë teksa shton se është relaksuar situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës. ”Ndjehem okej, pak ma shumë famë se kur kam hyrë. Ndihna që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës. Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ke situatë e mirë, për shkak se isha protagnist, jam krenar dhe jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individë mund të shpreh mendimin e vet. Edhe kur kam qëndruar jashtë shtëpisë, (Drenusha) e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet”,-tha Atilla Kardesh.

Atilla flet pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

SHKARKO APP