48 vite diferencë, aktorja martohet me miliarderin amerikan 80-vjeçar

Aktorja e njohur turke, Meltem Miraloglu është martuar në fshehtësi me një miliarder amerikan, 80-vjeçar.

Edhe pse ishte munduar që lidhjen e saj të dashurisë me një burrë 48 vite më të madh se veten ta mbante larg syve të publikut, mediat turke kanë publikuar lajmin shoqëruar me disa foto të çiftit.

Mësohet se dasma e dyshes është mbajtur 10 ditë më parë në kushte të larta sigurie dhe më pas aktorja është zhvendosur në Amerikë.

Lajmi i cili po bën xhiron e rrjeteve sociale nuk është konfirmuar apo mohuar nga aktorja e cila ka bllokuar komentet në Instagram si pasojë e fjalëve ofenduese që vërshuan drejt saj.

Çfarë iu ka bërë të gjithëve përshtypje është fakti se Meltem u bë e famshme tetë vite më parë me rolin e një vajze të re që martohej me një 70-vjeçar në serialin “Jeta vazhdon”.

 

SHKARKO APP