49 vite pasi u ndalua nga Mbretëresha, dokumentari publikohet në YouTube

”Royal Family” është rishfaqur në Youtube, pasi është raportuar të jetë ndaluar në 1972. Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip dhe familja e tyre lejuan që kamerat të ndiqnin jetën e tyre të përditshme për 18 muaj (1968 dhe 1969) dhe rezultati ishte një film dokumentar i cili u transmetua në BBC One në qershor 1969.

“Familja Mbretërore” dha një vështrim në prapaskenat e jetës së tyre. Qëllimi ishte ta bënte familjen më të përshtatshme për një audiencë moderne. Sipas The Independent, dokumentari tërhoqi 30 milionë shikues kur u transmetua për herë të parë në BBC, dhe 15 milionë shikues të tjerë kur u transmetua në TV një javë më vonë.

Kritikat nuk munguan, të cilat argumentuan se natyra e prapaskenës së dokumentarit sfidonte qëllimin e monarkisë. Sekretari mbretëror i shtypit atëherë tha se dokumentarit iu vendosën kufizime, sepse nëse familja mbretërore do e bëntë këtë gjithmonë, ajo nuk do e kishte më magjinë e saj.

SHKARKO APP