5 shqiptare në ”MTV Europian Music Awards” (FOTO)

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ”MTV Europian Music Awards”, e mbajtur dje mbrëma në Sevilje, Spanjë, ishte një festë e vërtetë për të gjithë emrat më në zë të muzikës, veçanërisht për artistet femra, që dominuan në performanca dhe çmime. Si rrallëherë, në MTV EMA qenë të pranishme pesë artiste me origjinë shqiptare. Dua Lipa, e veshur me trupore dhe geta të zeza, hapi mbrëmjen me një performancë elektrizuese të këngës më të re “Don’t start now”.

Ava Max u ngjit gjithashtu në skenë për të kënduar “Torn” dhe “Sweet but Psycho”. Ava, e nominuar për “Best New Artist” dhe “Best Push”, arriti të rrëmbente trofeun e këtij të fundit.

Ndonëse jo e pranishme fizikisht, Bebe Rexha ishte një nga pretendetet për çmimin “Best Collaboration”, për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, por nuk ia doli të fitonte. Bashkëpunimi më i mirë u cilësua “Con Altura”-Rosalia, J Balvin ft. El Guincho. Loredana dhe Ilira Gashi qenë pretendente për çmimin “Best Swiss Act”, që u jepet artistëve më në zë të shteteve përkatëse. Fituese u shpall Loredana, e cila në tapetin e kuq i qëndroi besnike stilit të saj.

SHKARKO APP