5 vite nga humbja, motra përmbush amanetin e Ergi Dinit (VIDEO)
Më 15 Tetor 1994 lindi Ergi Dini, këngëtari i talentuar, i cili u nda nga jeta më 21 nëntor 2016 në një aksident tragjik. Sot ai do të festonte ditëlindjen e tij të 25-të dhe Barbana Dini, motra e tij, arriti që të permbush amanetin e fundit të Ergit, një këngë të lënë përgjysëm të cilën do ta këndonin bashkë.
Të ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, këngëtarja mjaft e dashur për publikun, së bashku me babain e saj Dashamir Dini, prezantuan për herë të parë projektin e ri muzikor “Ku je”. Kjo datë është e vështirë për familjen Dini dhe motra e tij tregon se: “Është një datë në të cilën ndihemi akoma dhe më keq, ndjejmë mungesën, dhimbjen. Është një datë që nuk mund të festohet”. Mes lotësh, babai i Ergi Dinit tregon për përjetimin e tyre sa herë që kjo datë vjen dhe dhimbjen që ata përjetojnë, që ditëlindjen e tij nuk e festojnë dot së bashku me të.
Barbana e mbajti premtimin që kishte bërë publikisht, që do sillte projektin e nisur dhe punuar nga Ergi në bashkëpunim me të. Ky projekt shumë i veçantë, tashmë i shoqëruar edhe me videoklip. Babai i tyre e shikon për herë të parë në studio këtë projekt, sepse Barbana nuk mundej dot t’ja tregonte për shkak të dhimbjes. Pjesë e videos janë edhe momente të Ergit nga krijime dhe videoklipe të tij.