50 Cent bëhet me yll në bulevardin e famës në Hollywood

Dr. Dre, from left, Curtis "50 cent" Jackson and Eminem attend a ceremony honoring Jackson with a star on the Hollywood Walk of Fame on Thursday, Jan. 30, 2020, in Los Angeles. (Photo by Richard Shotwell/Invision/AP)

Curtis Jackson, i njohur gjerësisht si “50 Cent”, është bërë me yll në bulevardin e famshëm “Walk of Fame” në Hollywood. Sipas mediave të huaja, ylli u jepet vetëm atyre personave që janë pjesë e industrisë kinematografike, por pas kaq shumë kohësh në botën e të famshmëve, mund të themi se artisti e ka merituar këtë privilegj.

Ai është i njohur për akordet e tij në regjistrim, të cilat janë të shumta. Gjithashtu nuk duhet harruar se është aktor, producent televiziv, sipërmarrës dhe investitor në botën e kinemasë.

Në këtë botë të veçantë ku është bërë pjesë, nuk ka shumë persona si “50 Cent”, të cilët kanë marrë një yll të tyrin. Ata që e kanë “mirëpritur” kanë qenë Eminem dhe Dr Dre, të vetmit artista muzikantë, producentë e aktorë, të cilët janë pjesë e Hollywood Walk of Fame Club.

Emimen i tha turmës që ishte mbledhur për t’i dhënë mirëseardhjen “50Cent”:

“Kam shumë pak kujtime të qarta nga viti 2002, por më i qarti prej tyre ishte momenti kur u takova dhe u njoha me këtë njeri. Karizma, personaliteti dhe gjithçka përputhej me intersitetin e muzikës së tij, Dre dhe unë e dinim se ai do të ecte përkrah nesh. Ai do të bënte histori për pjesën tjetër të botës. Jam shumë i lumtur që u besova instikteve të mia. Jam këtu sot jo vetëm sepse ai është një partner shumë i mirë biznesi për mua, por është një nga miqtë më të mirë që unë kam në botë. Ai ka qenë përherë përkrah meje, kur kam pasur nevojë për të”.

Dr. Dre, from left, Curtis “50 cent” Jackson and Eminem attend a ceremony honoring Jackson with a star on the Hollywood Walk of Fame on Thursday, Jan. 30, 2020, in Los Angeles. (Photo by Richard Shotwell/Invision/AP)

Eminem speaks at a ceremony honoring Curtis “50 cent” Jackson with a star on the Hollywood Walk of Fame on Thursday, Jan. 30, 2020, in Los Angeles. (Photo by Richard Shotwell/Invision/AP)

SHKARKO APP