50 Cent godet një fanse me mikrofon, u acarua gjatë performancës

50 Cent, reperi me famë botërore u acarua në një moment gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai. Tejet i revoltuar, ai hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur një vajzë. Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra me forcë në ballë. Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi, dhe as nga vajza e plagosur.

 

SHKARKO APP